Site icon Telegrafi

Turqit ia kalojnë dhe kinezëve, të parët për punë në Shqipëri

Shqipëria preferohet si vend për punë nga emigrantët turq. Ata zënë vendin e parë në listën e emigrantëve, që kërkojnë punë në vendin tonë, duke ia kaluar edhe shtetasve kinezë.

Sipas studimit të Open Data, në periudhën 2011-2014 turqit përbëjnë 52% të personave të pajisur me leje qëndrimi e pune në Shqipëri, të ndjekur në renditja nga shtetasit kinez, kanadez, maqedonas, indian e serb.

Nga të dhënat e studimit për tre vite në Shqipëri kanë ardhur si emigrantë për të punuar në sektor të ndryshëm të ekonomisë 2054 persona, ku 1068 kanë shtetësi turq, 246 kinezë, 164 kosovarë, 82, kanadezë, 62 indianë e maqedonas, si dhe 41 serbë, transmeton shekulli.

Ndërkohë që leje pune janë dhënë dhe për emigrantët nga Egjipti, Filipinet dhe Rusia.

Tregu i punës që ka numrin më të madh të emigrantëve është sektori i ndërtimit me 594 persona, ndjekur nga shërbimet me 288 dhe tregtia me 288 shtetas, ndërsa e fundit në renditje është shëndetësia ku 103 persona janë sistemuar në këtë fushë.

Në tre vite numri më i madh i shtetasve të huaj që kanë zgjedhur tregun e punës në Shqipëri, përbëhet nga punëmarrës me 1828 persona, të vetëpunësuar 185 persona dhe vetëm 2 % apo 41 shtetas të huaj janë pajisur me leje pune si investitor.

Exit mobile version