Telegrafi

Turqit është dashur të krenohen me basketbollistin e tyre në NBA, por Erdogan urdhëron ndalimin e transmetimit të ndeshjeve të Portlandit në Turqi

Në vend se të jenë krenar nëse do të arrij në finale të NBA-së skuadra e Portland trail Blazers, turqit frikësohen se nuk do ta shohin ndeshjen e madhe.

E gjithë kjo pasi në këtë skuadër luan basketbollisti turk, Enes Kanter, i cili është mbështetës i madh i Fetullah Gulenit, i cili konsiderohet si puçist.

Gjithashtu lojtari është kritikë i madh i presidentit aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili thuhet se i ka kërkuar televizionit S Spor që mos ta bëjë transmetimin e ndeshjes së Blazersave.

“Do t’ju them se nuk do të transmetohen ndeshjet mes Warriors dhe Blazers. E njëjta gjë vlen edhe nëse Portland kalon tutje, nuk do të transmetohen. Ky nuk është faji ynë, por është kështu”, komentoi Omer Saraç nga S Sport.

Megjithatë, liga NBA iu ka mundësuar tifozëve në Turqi që të shohin ndeshjen e parë të finales ë Konferencës Perëndimore përmes rrjeteve sociale të NBA TV.

Lexo po ashtu Nicksat përsëri më tragjikët - Pelicansave iu takon basketbollisti i parë i "NBA Draft"

Theksojmë se Kanter ka probleme edhe me pasaportën turke që nga viti 2017, kur autoritetet shtetërore ia anuluan dhe kanë lëshuar një urdhër-arrest.

Ndryshe, Kanter nuk udhëtoi me skuadrën amerikane për në Londër pasi kishte deklaruar se ka frikës se do ta vrisnin. /Telegrafi/