Site icon Telegrafi

Turqit të interesuar për turat e organizuara në Maqedoni

Oferta turistike e Maqedonisë këtyre ditëve u promovua para 40.000 vizitorëve në panairin për turizëm në Izmir, Turqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit e cila e organizoi pjesëmarrjen në panair prej 8 deri më 11 dhjetor kanë marrë pjesë mbi 1.000 ekspozues, ndërsa interesimi për turat e organizuara në Maqedoni dhe Ballkan ishte i madh.

Përfaqësuesit e Agjencisë realizuan takime të shumta me tur- operatorët turk në mesin e së cilëve Pronto Tour, Ecc tour, Fides travel, Enka Tatil, Ephesus travel, Italtur, Мika tur, Сakra tur, Travel to business (MICE agency), Ѕuveys tur,…

Stenda e Maqedonisë në të cilën bashkëekzibitorë ishin Ballkans tajm, Badem tur, Ibegalis dhe Bushi resort&spa, e vizituan ministrin turk të Kulturës, Nabi Avci dhe kryetarin e Izmirit, Aziz Kocaogllu, njofton AIM.

Sipas Agjencisë, turistët turk janë kryesisht më të rritur (40-65 vjeç) dhe janë të interesuar për udhëtim në grup. Kur janë për vizitë në Maqedoni dhe Ballkan, turqit janë të interesuar për historinë, kulturën dhe ushqimin të cilët vijnë si rezultat të historisë së afërt të këtyre dy vendeve dhe dëshirës së turqve për ta hetojnë të njëjtën. /Telegrafi/

Exit mobile version