Site icon Telegrafi

Turqisë i lëndohet ylli i skuadrës, mungon ndaj Kosovës

Sener Ozbayrakli është lënduar dhe e ka lënë tubimin e kombëtares turke, ndërsa pritet të mungoj në ndeshje eliminatore ndaj Kosovës.

Mbrojtësi i Fenerbahces u largua nga ekipi kombëtar për shkak të lëndimit dhe do të jetë një mungesë e madhe për dy ndeshjet e radhës të Turqisë.

Kombëtarja turke do të luaj fillimisht me Maqedoninë ndeshje miqësore me 5 qershor pastaj ndaj Përfaqësueses së Kosovës ndeshje eliminatore për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Ozbayrakli thuhet se ka lënduar pjesën e pasme të muskujve (kofshës) duke e përsëritur kështu një lëndim të vjetër dhe kështu mbrojtësi është hequr nga lista e kandidatëve të ftuar.

Një komitet teknik i ekipit Kombëtar, pas vlerësimit të bërë në vijim të rekomandimeve të komisionit shëndetësor ka vendosur për të vazhduar trajtimin e lojtarit në Stamboll.

Vlen të theksohet se futbollisti është pjesë e rëndësishme e Turqisë, duke luajtur gjithmonë titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes. /Telegrafi/

Exit mobile version