Site icon Telegrafi

Turqia thirrje Greqisë të ekstradojë pjesëtarët e FETO-s

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi se për fat të keq, anëtarët e organizatës FETO kohëve të fundit, janë duke e parë Greqinë si një strehë të sigurt.

Yildirim u përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku mes tjerash komentoi edhe vendimin e gjykatës Supreme të Greqisë të enjten, me të cilin u lirua njëri nga tetë puçistët e ikur të FETO-s.

“Kjo i shkakton dëm miqësisë sonë. Shpresoj se do të ekstradojnë anëtarët e FETO-s në vendin tonë. Ne nuk dëshirojmë që anëtarët e FETO-s të ndikojnë negativisht mbi miqësinë greko-turke dhe mbi raportet tona”, tha kryeministri turk. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version