Telegrafi

Turqia shemb “Aja Sofia” e Bursës

Autoritetet turke shkatërruan një Kishë të braktisur Ortodokse Greke në rajonin e Bursës, shkruan greekreporter.

Kisha Ortodokse Greke e Georgios, e njohur si “Aja Sofia” në Bursa, u shkatërrua mes një kërcënimi të sigurisë, shtatë vjet pasi Drejtoria e Përgjithshme Rajonale e Fondacioneve Fetare mori ndërtesën nga komuna Nilufer në Bursa.

Komuna mori strukturën historike në vitin 2006, duke rinovuar vendin dhe e rihapi si “Shtëpia Kulturore Ozluca”, transmeton Telegrafi.

Por, drejtoria paraqiti një proces gjyqësor për të fituar pronësinë e Kishës në vitin 2013. Ndërtesa që atëherë ishte e braktisur.

Lexo po ashtu Pas 86 vitesh falet namazi i parë i Bajramit në Xhaminë Aja Sofia në Stamboll

Ndërtesa u quajt Aja Sofia e Bursas për shkak të përdorimit të saj si një kishë dhe xhami në të kaluarën.

Ikona Aja Sofia në Stamboll e shekullit të VI-të u shndërrua në një xhami në muajin korrik, e cila punoi si muze për 86 vjet. /Telegrafi/