Telegrafi

Turqia propozon filmin “Miracle in Cell No. 7” për në ‘Oscars 2021’

“Miracle in Cell No. 7” është filmi i cili rrëmbeu zemrat e të gjithëve gjatë muajve të karantinës.

Filmi i cili në turqish quhet “Yedinci Kogustaki Mucize”, trajton historinë e një fëmije dhe babait të saj me të meta mendore. Ky projekt filmik është pjesë e shtëpisë së madhe mediatike, Netflix.

Pasi theu rekordet e shikueshmërisë, “Miracle in Cell No. 7” tashmë është propozuar nga Turqia si filmi përfaqësues i vendit në garën e nominimeve për “Oscars 2021”.

Lexo po ashtu Për çfarë flet filmi 'Miracle in Cell No. 7'?

Këtë lajm e ka bërë të ditur aktorja e cila luan Ova-n në këtë film, Nisa Sofiya, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi të posterit të filmit, duke shkruar në mbishkrimin e saj se filmi është propozim i Qendrës Kinematografike Turke për nominimet e Çmimeve të Akademisë.

“I nominuari për filmin më të mirë ndërkombëtar për ‘Oscars’, Turqi, Mehmet Ada, ai ishte regjisori i filmit tonë”, ka shkruar Sofiya në Instagram.

Lexo po ashtu Kosova niset me filmin "Exil" sivjet drejt nominimeve të 'Oscars', regjisori Morina flet për pritshmëritë dhe suksesin e gjertanishëm të filmit

Përndryshe, Kosova ka çuar si propozim drejt nominimeve të “Oscars 2021” filmin “Exil”, ndërsa Shqipëria filmin “Derë e hapur”. /Telegrafi/