Site icon Telegrafi

Turqia për një vit eksportoi mbi 160 miliardë dollarë mallra

Republika e Turqisë, në 12 muajt e kaluar, ka eksportuar mallra në vlerë prej rreth 160 miliardë dollarë, që është 10.5 për qind më shumë se në periudhën paraprake.

Lidhja e Eksportuesve të Turqisë (LET) publikoi një raport, shkruan AA, në të cilin theksohet se në muajin mars të këtij viti, Turqia ka eksportuar në vlerë prej 15.106 miliardë dollarë.

Ky është eksporti më i lartë ndonjëherë i Turqisë gjatë muajit mars, që krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, paraqet rritje me 11.5 për qind.

Në raport, theksohet gjithashtu se në tre muajt e parë të këtij viti, Turqia ka eksportuar 40,727 miliardë dollarë, që është për 10.4 për qind, më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version