Telegrafi

Turqia nuk e ka ndërprerë ende kampionatin, Obi Mikel shkëput kontratën me Trabzonsportin pas frikës nga coronavirusi

Kontrata e John Obi Mikel në Trabzonspor është shkëputur me ‘pëlqim të ndërsjellë’ për shkak të frikës së mesfushorit për pandeminë coronavirus.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi mesfushori nigerian ftoi federatën turke të pezulloj kampionatin me anë të një deklarate të fuqishme.

Mikel deklaroi se ai nuk ndjehet rehat duke vazhduar të luajë gjatë përhapjes së pandemisë dhe tan ai ka hequr dorë nga pjesa tjetër e pagave në kontratën e tij.

Lexo po ashtu "Nuk dua të luaj futboll" - John Obi Mikel kërkon nga Superliga e Turqisë që të suspendohet kampionati shkaku i coronavirusit

Nigeriani ka qenë njëri nga lojtarët kryesor në sezonin e mrekullueshëm të Trabzonspor më 2019/20, me klubin që aktualisht është në krye të tabelës.

Nëse një lojtar në formë të lartë, në një klub në prag të një triumfi të titullit përrallor është i dëshpëruar të largohet, kjo merr edhe më shumë kuptim se sa serioze është situata në të cilën bota aktualisht gjendet.

Ndryshe, Mikel nuk luajti fare në ndeshjen e së dielës që Trabzonspor e luajti kundër Istanbul Basakhesir.

“Ka më shumë në jetë sesa futbolli. Unë nuk ndjehem rehat dhe nuk dua të luaj futboll në këtë situatë. Të gjithë duhet të jenë në shtëpi me familjet dhe të dashurit e tyre në këtë kohë kritike. Sezoni duhet të anulohet pasi bota po përballet me periudha të tilla të trazuara”, ka shkruar Mikel në Instagram.

Lexo po ashtu Nuk i ndal as coronavirusi, shumë kampionate vazhdojnë ende futbollin

Emra të mëdhenj si Radamel Falcao dhe Didier Drogba e mbështetën postimin e fuqishëm të Mikelit.

Qeveria turke ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e futbollit në vend do të vazhdojnë pa tifozë deri në fund të prillit, përkundër se ligat e tjera evropiane janë ndalur. /Telegrafi/