Telegrafi

Turqia me mungesa, Lucescu: Do të luajnë lojtarët e rinj

Kombëtarja e Turqisë do të përballet me Shqipërinë në ndeshje miqësore në Antalya.

Në këtë takim turqit do të kenë dy mungesa tejet të rëndësishme.

Dy yjet e Besiktasit, Tolgay Arslan dhe Gokhan Gonul janë mungesat e mëdha të turqve.

Trajneri i Turqisë, Mircea Lucescu ka konfirmuar mungesat dhe ka thënë se do t’i japin hapësirë lojtarëve të rinj.

“Tolgay Arslan dhe Gokhan Gonul janë të lënduar dhe nuk do të luajnë kundër Shqipërisë”, tha Lucescu.

“Do t’i jap mundësi lojtarëve të rinj në këtë takim. Aty do të duhet ta kërkojmë kombëtaren e re”, ka deklaruar Lucescu.

Kujtojmë që Turqia gjatë kualifikimeve për kampionatin evropian ishte në grup me Kosovën ku në dy ndeshje shënoi fitore 2-0 dhe 1-4.

Ndeshja miqësore mes Turqisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në Antalya nesër me fillim nga ora 18:30. /Telegrafi/