Site icon Telegrafi

Turqia: Marrëdhëniet me SHBA-të mund të përkeqësohen

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha të mërkurën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara u dëmtuan nga refuzimi i Washingtonit për të ekstraduar klerikun Fetullah Gulen dhe sigurimin e armëve të militantëve kurdë.

Cavusoglu tha se lidhjet midis aleatëve të NATO-s mund të dëmtohen më tej nëse Washingtoni nuk korrigjon gabimet e tij.

Ankaraja është zemëruar me Washingtonin lidhur me refuzimin për të ekstraduar Gulen, të cilin Turqia e fajëson për organizmin e përpjekjes së grushtit të shtetit, të vitit 2016 dhe mbështetjen e SHBA-ve për YPG, të cilët Anakaraja i sheh si  pjesë e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të cilët organizuan kryengritje ndaj shtetit turk. /kp/

Exit mobile version