Turqia ka kaluar në epërsi përballë Holandës me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për një vend në gjysmëfinale të Euro 2024.
Një ndeshje e bukur dhe me raste nga të dyja anët, po del të jetë kjo mes turqve dhe holandezëve.
Kur po zhvillohej minuta e 35-të, Arda Guler harkoi në zonë ku e gjeti Samet Akaydin, i cili me kokë shënoi për 1-0.
Ai puthi flamurin turk në fanellë dhe festoi me tifozët dhe bashkëlojtarët pas golit.
Turqia me këtë gol bëri hap të madh në këtë ndeshje, ku Holanda shihet si favorite. /Telegrafi/