Policia turke ka arrestuar 18 persona “përkrahës të terrorizmit”, veprim ky që erdhi pas vrasjes së ushtarëve javën e kaluar në Siri dhe Irak.
Nëntë ushtarë turk kanë vdekur në përleshjet me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun verior të premten, duke bërë që Ankaraja të kryejë sulme ajrore dhe operacione në Irak dhe Siri.
PKK e cilësuar si një grup terrorist nga Turqia, SHBA-ja, dhe Bashkimi Evropian, mori armët në dorë në vitin 1984 në mbrojtje të të drejtave të popullit etnik kurd.
Megjithatë, forcat turke godasin rregullisht militantët e PKK-së me bazë në malet e Irakut verior.
Ministri i brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha se policia ka arrestuar 18 persona për “përkrahje të terrorizmit, përhapje të propagandës dhe informacioneve mashtruese” mbi operacionet e Turqisë në Irak. Gjithashtu, urdhër-arrest është lëshuar edhe për 19 banorë tjerë të Turqisë, dhe 133 të tjerë që gjenden jashtë vendit.
Në lidhje me arrestimet, nuk pati reagim nga PKK e cila rrallë herë konfirmon sulme ndaj saj. /Telegrafi/