Ministria e jashtme turke ka hedhur poshtë kërkesën e zyrtarëve të lartë të BE-së për të treguar përmbajtje me Holandën gjatë fushatës politike.
Ankaraja e konsideron “të pavlefshëm” apelin nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn.
Tensionet në mes të dyja vendeve shpërthyen pasi holandezët ndaluan ministrat turq të mbajnë fushatë në mesin e emigrantëve për referendum.
Referendumi do të rriste pushtetin e presidentit turk, shkruan BBC.
Si përgjigje ndaj lëvizjes holandeze, Turqia ndaloi ambasadorin holandez të kthehet në Ankara dhe pezulloi bisedimet politike të nivelit të lartë, ndërkohë që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan akuzoi holandezët për përdorimin e taktikave naziste, transmeton KosovaPress.
Qeveria holandeze citoi “rreziqet për rendin publik dhe sigurinë” si arsye për bllokimin e mitingjeve turke, të cilat gjithashtu janë penguar edhe nga anëtarët e BE-së si Gjermania dhe Austria, por jo edhe Franca.