Sipas informacionit në faqen e internetit të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, një lëkundje me magnitudë 4.9 është regjistruar me epiqendër në Dogansehir.
Është konstatuar se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash.
Bëhet e ditur se ai është ndjerë edhe në Adiyaman, Kahramanmaras, Gaziantep dhe Sanliurfa, shkruan AA, përcjell Telegrafi.
Guvernatori i Malatya, Seddar Yavuz, në llogarinë e tij në rrjete sociale, tha: “Uroj shërim të shpejtë për bashkëqytetarët e mi të prekur nga tërmeti. Nuk është raportuar asnjë ndikim negativ deri më tani”.
Kryebashkiaku i Dogansehirit, Mehmet Bayram deklaroi gjithashtu se ekipet kanë vazhduar skanimin e fushës për shkak të tërmetit që ndodhi dhe se nuk u raportua asnjë lëndim.
Guvernatori i Adiyamanit, Osman Varol, deklaroi se tërmeti është ndjerë edhe në qytetin e tyre.
Ndryshe, në lidhje me lëkundjet ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.
“Sipas konstatimeve fillestare nuk ka ndikime negative. Raportet janë duke u vlerësuar. Zoti e ruajtë vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, tha Yerlikaya. /Telegrafi/
Malatya Doğanşehir’de 4️⃣.9️⃣ büyüklüğünde meydana gelen ve çevre illerden Kahramanmaraş, Adıyaman, Gaziantep, Kilis illerinden de hissedilen depremle ilgili olarak AFAD ve ilgili kurumlarımızın tüm ekipleri saha taramalarına derhal başlamıştır.
İlk belirlemelere göre herhangi… pic.twitter.com/p1mg2zOWFU
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) November 15, 2024