Site icon Telegrafi

Turqia dhe Portugalia luajnë vetëm për tri pikët, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Portugalisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para duelit që do të nis me fillim nga ora 18:00.

Dy ekipet që kanë nga tri pikë në Grupin F do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të siguruar kualifikimin në mesin e 16 më të mirave.

Të dy trajnerët kanë bërë disa ndryshime në formacionet startuese në krahasim me ndeshjet paraprake.

Tek Turqia nga minuta e parë starton Yunus Akgun, Altay Bayindir dhe Kerem Akturkoglu, ndërsa Portugalia i ka qëndruar besnik formacionit që patën ndaj Çekisë në përjashtim të Joao Palhinhas i cili ka zënë vendin e Diogo Dalot në përbërje.

Formacionet zyrtare:

Turqia: Bayindir; Çelik, Akaydin, Bardakci, Kadioglu; Calhanoglu, Ayhan; Akgun, Kokcu, Akturkoglu; Alper Yilmaz.

Portugalia: Costa; Mendes, Dias, Pepe, Cancelo; Palhinha, Vitinha; Leao, Bruno, Silva; Ronaldo./Telegrafi/

Exit mobile version