Site icon Telegrafi

Turqia dërgon avionë për të ndihmuar Izraelin në shuarjen e zjarreve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu të enjten ka falënderuar Turqinë për dërgimin e avionëve të specializuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që kohët e fundit shpërthyen në disa pjesë të vendit, raporton Anadolu Agency.

Greqia, Kroacia, Italia, Administrata Greke e Qipros dhe Rusia po ashtu kanë ofruar të dërgojnë një total të kombinuar prej 10 avionëve për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Në një deklaratë të mërkurën të lëshuar nga zyra e kryeministrit, Netanyahu tha se kishte kërkuar mbështetjen e huaj për shkak të frikës se erërat e forta të enjten mund të shkaktojnë përhapjen e zjarreve.

Një ueb faqe izraelite ka raportuar të enjten se qindra njerëz janë evakuuar nga qyteti verior i Haifas, pas dy ditëve të zjarreve shkatërruese.

Exit mobile version