Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Shqipërisë do të përballen me njëra tjetrën në ndeshje miqësore.
Dy shtetet kanë zhvilluar nëntë ndeshje ndërmjet vete ku bilanc më të mirë kanë turqit.
Kombëtarja turke ka shënuar katër fitore, ndërsa Shqipëria tri të tjera dhe dy sfida janë mbyllur barazim.
Ndeshja e sontme në Antalya do të jetë e 10-ta mes dy Kombëtareve mike.
Sa i përket bilancit të golave, Shqipëria qëndron më mirë pasi ka shënuar 11 gola ndërsa ka pësuar nëntë gola. /Telegrafi/
Përballjet direkte:
1970: Turqi – Shqipëri 2-1
1971: Shqipëri – Turqi 3-0
1982: Turqi – Shqipëri 1-0
1983: Shqipëri – Turqi 1-1
1985: Shqipëri – Turqi 0-0
1998: Turqi – Shqipëri 1-4
2001: Turqi – Shqipëri 0-2
2005: Turqi – Shqipëri 2-0
2005: Shqipëri – Turqi 0-1