Telegrafi

Turpërojnë gruan që kërkonte lëmoshë duke u paraqitur si e pastrehë (Video)

Grupi Anonymous qëndron pas videos së postuar në Facebook, ku shfaqet një grua e cila paraqitej si e pastrehë dhe kërkonte lëmoshë nëpër qytetin Richmond, që ndodhet në Virginia të Shteteve të Bashkuara.

Pasi të ketë mbledhur paratë nga kalimtarët e rastit, ajo ka shkuar pranë veturës Fiat që është prodhuar më 2014, e cila nuk kushton më pak se 20 mijë euro, transmeton Telegrafi.

“Mjaft u vodhe njerëzve para, ka njerëz që vërtetë janë të pastrehë dhe pa të ardhura”, dëgjohet duke i thënë buri që e zbuloi mashtrimin e saj.

“Jam e pa aftë”, është arsyetuar ajo shkurt, por pa treguar se nga çfarë vuan apo cilat janë problemet e saj.

Madje, ajo edhe ka kërcënuar me vrasje, duke pretenduar se këtë mund ta bënte dikush për të. /Telegrafi/