Site icon Telegrafi

Turpërohen familjarët e pasur që e kishin lënë shërbëtoren e vetmuar në tavolinën tjetër (Foto)

Në një restorant të Xhakartës në Indonezi, është fotografuar një familje e pasur teksa hante drekë, ndërsa shërbëtorja e tyre rrinte në tavolinën ngjitur.

Madje, ajo nuk kishte përpara ushqim dhe qëndronte duke shikuar rrotull, transmeton Telegrafi.

Këtë skenë e ka fotografuar Michael Fanny dhe e ka postuar në Facebook, së bashku me përshkrimin.

“Shërbëtorja është pjesë e jetës suaj, e cila reflekton njerëzinë që keni. Paramendojeni vetën në pozitën e saj, pa bukë, pa para dhe pa telefon për të shikuar në të”, ka shkruar ai për këtë rast.

“Ne duhet të respektojmë shërbëtoret, pastrueset, rojat, shoferët… ata janë pjesë e jetës sonë dhe nesër mund të jemi në vend të tyre”.

Postimi tij është shpërndarë më se 60 mijë herë, kurse komentet e turpërojnë dhe flasin negativisht për këtë familjarë që mbeten të paemëruar.

“Respekt për ‘pembantu’ që nënkupton shërbëtoren”, është thurja që po e shoqëron këtë rast të dallimeve shoqërore. /Telegrafi/

Exit mobile version