Telegrafi

Turneu i “Rolling Stones” do të nisë në qershor

Mick Jagger, The Rolling Stones (Foto: Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)

Grupi Rolling Stones rikthehetn sërish këtë verë, pas shtyrjes me disa muaj të turneut “No Filter” në Amerikën e Veriut, për shkak të trajtimit mjekësor të liderit të grupit Mick Jagger.

75-vjeçari, sipas mediave amerikane, i ishte nënshtruar një operacioni në zemër në New York – transmeton KP.

Lexo po ashtu Riaftësimi i Mick Jagger po shkon mirë pas operimit urgjent

Burime të ndryshme bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore tashmë është stabilizuar dhe Jagger është gati për t’u rikthyer në skenë.

Përmes një reagimi në Twitter, grupi “Rolling Stones” njofton se Mick Jagger, Keith Richards, Charlie Watts dhe Ronnie Wood, mezi presin të nisin turneun e tyre më 21 qershor nga Chicago.

Të njohur për hitet e tyre ndër vite, “Brown Sugar” dhe “Sympathy For The Devil”, bendi veteran i rokut do të udhëtojë përmes Amerikës dhe Kanadasë për gati tre muaj.