Telegrafi

Turma qytetarësh në Aeroportin e Shkupit, presin ardhjen e mërgimtarëve

Kaos është shkaktuar në Aeroportin e Shkupit, pasi radhë qytetarësh presin që të afërmit e tyre të zbresin në aeroport.

Këtë periudhë të vitit, mërgimtarët kthehen në vendlindje dhe kjo ka shkaktuar turma në aeroport.

Në dyert e daljes së udhëtarëve ka një roje sigurie të cilët mundohen të mbajnë rend.

Qytetarët kanë publikuar në rrjetet sociale fotografi nga gjendja në aeroport ditën e sotme.