Telegrafi

Turma njerëzish që kërkojnë ‘Vdekje për Amerikën’: Pamje që tregojnë se si u prit trupi i gjeneralit të vrarë, gjatë “rikthimit” në Iran

Qindra mijëra njerëz thuhet të kenë dalë në rrugët e Iranit pasi arkivoli me trupin e komandantit ushtarak Qassem Soleimani po parakalonte nëpër rrugë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra të premten në një sulm me dronë amerikanë derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.

Pas marshimeve masive të varrimit në Irak, trupi i tij u dërgua në qytetin Ahvaz në jug-perëndim të Iranit, përpara se të dërgohej më vonë në qytetin verilindor të Mashhad.

Pamjet nga Ahvaz tregojnë një arkivol të mbështjellë me një flamur iranian duke u shkarkuar nga një aeroplan ndërsa një bandë ushtarake po kryente punën e saj.

Lexo po ashtu Parlamenti i Irakut miraton rezolutën, kërkon largimin e forcave amerikane nga vendi

Kështu, njerëz të veshur me të zeza kanë vërshuar qytetet iraniane dhe Bagdadin, duke qarë dhe duke bërë homazhe për Soleimanit dhe duke thirrur me zemërim ‘vdekje për Amerikën’.

Ndërkohë, Irani lëshoi kërcënimin e tij të fundit për hakmarrje të shtunën, kur komandanti i Gardës Revolucionare, Gjeneral Major Hossein Salami premtoi “një hakmarrje strategjike e cila përfundimisht do t’i japë fund pranisë së SHBA-së në rajon”.

Ndërsa tensionet u rritën, shkruan Daily Mail, Britania ka manovruar dy anije luftarake për të shoqëruar cisternat me naftë me flamur britanik në Gji dhe më shumë se 400 ushtarë që trajnojnë forcat lokale janë urdhëruar të braktisin detyrat dhe të kalojnë në “forca mbrotjëse” dhe të ruajnë diplomatët dhe pasuritë britanike. /Telegrafi/