Protestuesit kanë sulmuar ndërtesat qeveritare në kryeqytetin armen, Jerevan, ndërsa zemërimi shpërtheu kundër një marrëveshje të diskutueshme paqësore për t’i dhënë fund luftës me Azerbajxhanin për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qindra njerëz dolën në rrugë menjëherë pasi kryeministri i Armernisë, Nikol Pashinyan, njoftoi marrëveshjen “e dhimbshme” herët të martën.
Dritaret u thyen në rezidencën zyrtare të Pashinyan ndërkohë që protestuesit hoqën pllakën e emrit nga dera e zyrës së tij ndërsa të tjerët brohorisnin “Nikoli na ka tradhtuar”.
Chaos and anger in the parliament of ?? today. There is little doubt that ???? and ?? come out on top after the war. And ???? were sidelined. Large occupied territories have been lost, but the future status of the reduced NK region isn’t clear. pic.twitter.com/kqsi7zE5lq
— Carl Bildt (@carlbildt) November 10, 2020
Turmat gjithashtu hynë me forcë në parlamentin armenë ndërsa përleshjet shpërthyen në podium dhe u hodhën objekte të ndryshme.
Kryetari i parlamentit, Ararat Mirzoyan, u kap dhe u rrah pa ndjenja nga një turmë e zemëruar.
Zemërimi thuhet se u ndez nga nënshkrimi i Pashinyan i një marrëveshje të re paqësore që u ndërmjetësua nga Rusia dhe i jep Azerbajxhanit shumë nga koncesionet që ka kërkuar për dekada. /Telegrafi/