Telegrafi

Turma e protestuesve hyri brenda teatrit, policia u detyrua të evakuojë presidentin Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron është evakuuar nga policia, pasi një turmë protestuesish, kanë dashur ta sulmojnë atë brenda një teatri.

Forcat speciale janë detyruar të intervenojnë, për të ndihmuar në largimin e presidentit dhe bashkëshortes së tij, në orët e mbrëmjes nga teatri Bouffes du Nord, që ndodhet në qendër të Parisit të Francës, transmeton Telegrafi.

Në pamjet e shpërndara, shihet protestuesit e inatosur që thërrasin kundër qeverisjes së Macron, derisa rreth 30 prej tyre arrijnë të hyjnë brenda teatrit.

Ata e kanë ndjekur politikanin 22-vjeçar, Taha Bouhafa i cili kishte qenë i ulur prapa Macron dhe më pas i ka ftuar aktivistët që të fillojnë protestën.

“Jam i ulur tri radhë prapa presidentit të republikës, derisa aktivistët janë duke pritur te fundi i rrugës. Duhet të presim, pasi kjo mbrëmje nuk do të jetë e zakonshme”, ka shkruar Bouhafa.

Kur ky intervenim është kryer, një burim i afërt me presidentin Macron ka thënë se atë e kanë larguar me shpejtësi, por, se ai do të vazhdojë të shkojë sërish në teatër sikur edhe më parë. /Telegrafi/