Telegrafi

Turjan Hyska rrëfen për momentin kur i propozoi Orindës (Video)

Çifti i njohur nga Shqipëria, Turjan Hyska dhe Orinda Huta do të martohen në një të ardhme të afërt, pasi këngëtarja tashmë i ka thënë ‘po’ propozimit për martesë të partnerit të saj.

Këngëtari i shndërruar në moderator ka rrëfyer për emisionin Tek unë të INtv për momentin e propozimit.

“U bëra lëmsh, m’u ngatërruan… Nuk më dolën llogaritë siç duhej. Unazën ia dhashë…”.

“Pritshmëria është që unë të mos bëj ndonjë gjë të thjeshtë duke qenë se mbahem si djalë me fantazi. Por, e bukura është kur bën të kundërtën…”.

“Gjithsesi unaza u dha, Orinda pranoi dhe ne do të martohemi”, ka deklaruar ai.

Lexo po ashtu Turjan Hyska dhe Arman Kanun i këndojnë "Nokias së vjetër" (Video)

Ndryshe, Hyska ka qenë pjesë e grupit “Produkt 28”, ndërsa i ka drejtuar edhe një sërë emisionesh televizive.

Në kohët e fundit, atë e shohim si prezantues të emisionit “Oktapod”. /Telegrafi/