Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale pretendohet se një turist rus në Mal të Zi sulmon një familje ukrainase për shkak se kanë flamuj ukrainas.
Sipas mediave në Mal të Zi, përcjell Telegrafi, kjo ka nxitur edhe reagime nga shumë në këtë vend.
Aktivisti qytetar Aleksandar Sasha Zekoviq, për shkak të kësaj ngjarje, i ka bërë thirrje Drejtorisë së Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që të reagojnë urgjentisht.
Pozivamo @PolicijaCG @MupCg da hitno reaguju i sankcionišu uznemiravanje državljana Ukrajine🇺🇦i njihovo istjerivanje iz restorana od strane menadžera istog. Najoštrije osuđujemo ovaj incident i iskazujemo solidarnost sa državljanima Ukrajine đe god da su! 🇺🇦🇲🇪🇪🇺❤️ https://t.co/mX2MhzjdPQ
— Александар Саша Зековић🇺🇦 (@aszekovic) July 31, 2022
“Menaxheri i restorantit merr anën e rusit agresiv. Ngjarja ka ndodhur në Ponta Beach Club në Petrovac”, citohet të jetë thënë në njoftim.
Pamjet tregojnë gjithashtu se si një punonjës restoranti shtyn duke nxjerrë jashtë njerëzit e veshur me flamuj ukrainas me fjalët “jashtë, jashtë bre”. /Telegrafi/