Telegrafi

Turisti rrahet brutalisht nga katër persona para syve të dashurës rrugëve të Barcelonës, kalimtarët e rastit nuk ndërmarrin asgjë për ta shpëtuar

Një grup i të rinjve janë filmuar me telefon nga një kalimtar rasti, duke rrahur brutalisht një burrë në rrugët e Barcelonës.

Viktima është një i huaj që jeton në qytetin katalunas, në verilindje të Spanjës, transmeton Telegrafi.

Ai ishte rrethuar nga katër persona të cilët befasisht dhe pa ndonjë paralajmërim e sulmojnë brutalisht – duke e goditur në të gjitha pjesët e trupit.

Ndërkaq e dashura e viktimës dëgjohet duke bërtitur. Videoja shfaq sulmuesit që e godasin pandërprerë viktimën, që madje e tërheqin zvarrë – ku kalimtarët e rastit nuk ndërmerrnin asgjë për t’i ndalur.

Policia lokale ka arritur të arrestoj pesë marokenë, ku është konfirmuar se ata dyshohen për tentim vjedhje dhe dhunë fizike të ushtruar ndaj turistit. /Telegrafi/