Site icon Telegrafi

Turisti gjerman humb rrugën në terrenin e vështirë në Dajt, shpëtohet nga policia

Policia e Tiranës ka mundur t’i vijë në ndihmë 1 turisti gjerman, i cili humbi rrugën, gjatë eksplorimit të natyrës, në Malin e Dajtit.

Turisti u bllokua në një terren shumë të vështirë, duke e patur të pamundur të gjete rrugën të kthehej.

Pas marrjes së njoftimit efektivët e komisariatit numër 4 bërën të mundur gjetjen dhe transportimin e turistit.

“Sot, rreth pasdites, në Malin e Dajtit, duke eksploruar natyrën, ka humbur rrugën, në një zonë me terren të vështirë, një shtetas gjerman.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë turistit gjerman.

Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i tij, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, njofton policia, transmeton EuronewsAlbania.

Exit mobile version