Disa turistëve iu ishin prishur pushimet e tyre vetëm pak minuta pasi kishin mbërritur në Britani të Madhe, pasi u vunë në shënjestër nga hajdutët të cilët ua vodhën çantën e tyre në një aeroport.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, një çift i vjedhësve i hutonte pushuesit në një dyqan telefonik në Aeroportin e Heathrow, para se të ikte në një makinë me para, bizhuteri dhe pasaporta.
Siç thuhet tutje, kamerat e sigurisë tregojnë Daniel Kennedy, 54 vjeç, dhe Denise Blackburn, 45 vjeç, nga Southwark, duke qeshur me objektivat e tyre, të cilët sapo kishin hyrë në një fluturim nga Gana.
Kur viktimat e kthejnë shpinën nga bagazhi, hajnat bëjnë një lëvizje për të hapur çantat e tyre.
Më pas, hajdutët pastaj shpejt lënë dyqanin duke u larguar me sendet e vlefshme, duke përfshirë para, stoli dhe pasaporta.
Sapo viktimat kuptuan se qesja e tyre ishte zhdukur, ata e raportuan atë në polici, të cilët shpejt vendosën për gjetjen e hajdutëve.
Zyrtarët e policisë kërkuan qasje në pamjet e kamerave të sigurisë së aeroportit, për të gjetur kriminelët dhe ishin në gjendje për të gjetur ata brenda 48 orëve. /Telegrafi/