Telegrafi

Turisteve që vizitojnë Indinë u ndalohet të veshin funde të shkurtër, arsyeja do t’ju shokojë (Foto)

Ministri i Turizmit në Indi, Maresh Sharma, ka kërkuar që femrat të cilat vizitojnë këtë vend, të mos veshin funde të shkurtër, nga frika se mund të dhunohen.

Duke parë numrin e madh të sulmeve seksuale, të cilat zakonisht bëhen në të ashtuquajturin ‘dhunim-grupor’, qeveria indiane e ka marrë këtë hap për të mbrojtur mysafiret, transmeton Telegrafi.

Me të arritur në këtë vend, femrave po iu shpërndahet një manual, në të cilin jepen ‘mënyrat e detyrueshme të sjelljes’.

Për shkak të sigurisë së tyre, gratë nuk duhet të veshin funde që iu zbulojnë këmbët, të mos dalin asnjëherë të pashoqëruara gjatë natës, si dhe të bëjnë sa më shumë fotografi se ku ndodhen dhe t’ju dërgojnë miqve.

Në këtë mënyrë, po bëhen përpjekje që të ndalohet ‘epidemia’ e dhunimit, dhe në rast se ndodhë të gjinden sulmuesit më lehtë.

“Unë i kam dy vajza dhe asnjëherë nuk do t’ju thosha se çfarë të veshin, por po e ndërmarrim këtë veprim, në mënyrë që turistet të jenë sa më të sigurta dhe mos t’ju ndodhë diçka e papritur”, ka thënë ministri Sharma. /Telegrafi/