Telegrafi

Turistët që u ngujuan në aeroportin e Shkupit, udhëtojnë për në Egjipt

Turistët vendorë të cilët mbrëmë kanë qenë të ngujuar në aeroportin e Shkupit, kanë fluturuar sot pas orës 10:00 në drejtim të Hurgadës në Egjipt.

Sipas informacioneve të web-faqes së Aeroportit Ndërkombëtar “Shkupi”, qytetarët kanë fluturuar në orën 10:44 me aeroplanin “Fly 2 Sky Airlines”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Qindra qytetarë të bllokuar në aeroportin e Shkupit (Foto)

Turistët është dashur që fluturimin ta bëjnë mbrëmë pas mesnatës, por ai është shtyrë disa herë. Një herë për në orën 02:30, një herë për në orën 05:00 dhe një herë për në orën 07:00.

Aranzhimin qytetarët e kanë paguar përmes disa agjencive turistike.

Ky rast i ngujimit disa orësh të qytetarëve nuk është paraqitur në Inspektoratin Shtetëror të Tregut./Telegrafi/