Site icon Telegrafi

Turistët që qëndrojnë me netë në Ohër duhet të paraqiten në mënyrë elektronike në polici

Mysafirët të cilët qëndrojnë në Ohër, hotelet dhe dhënësit e objekteve private duhet t’I paraqesin në mënyrë elektronike në polici propozimet e LER, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë problem kryesisht janë ata që lëshojnë banesat e tyre në zonat periferike të bregdetit, ata pothuajse çdo ditë duhet të vijnë në polici për të regjistruar dhe çregjistruar mysafirët e akomoduar në ndërtesat e tyre.

Me posedimin e softwar-it që e ka policia lokale do të ketë gjithë informacionet e nevojshme për dhënësit e objekteve dhe të dhënat do të shpërndahen te të gjitha autoritetet përkatëse.

Me lidhjen Softwerike, komununa do të ketë një pasqyrë të qartë në numrin e qëndrimeve të realizuara gjatë natës dhe shumën e taksës turistike. /Telegrafi/

Exit mobile version