Telegrafi

Turistët publikojnë momentin kur një jaht luksoz përfshihet nga zjarri (Video)

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja thuhet se tregojnë një jaht luksoz të përfshirë nga flakët në plazhin e njohur të Saint Tropez.

Po sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë bërë nga një turist suedez.

Edhe pse nuk dihet se kujt i përkiste jahti, mediat shkruajnë se në pjesën e përparme kishte një flamur belg.

Gjithsesi, ende nuk ka të dhëna tjera rreth asaj se çfarë kishte shkaktuar zjarrin, apo edhe nëse brenda jahtit kishte qenë dikush, në momentin e shpërthimit të zjarrit. /Telegrafi/