Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja thuhet se tregojnë një jaht luksoz të përfshirë nga flakët në plazhin e njohur të Saint Tropez.
Po sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë bërë nga një turist suedez.
Edhe pse nuk dihet se kujt i përkiste jahti, mediat shkruajnë se në pjesën e përparme kishte një flamur belg.
Gjithsesi, ende nuk ka të dhëna tjera rreth asaj se çfarë kishte shkaktuar zjarrin, apo edhe nëse brenda jahtit kishte qenë dikush, në momentin e shpërthimit të zjarrit. /Telegrafi/