Telegrafi

Turistët në ishullin spanjoll ndihmuan 24 emigrantët që arritën në bregdet me një barkë të vjetër

Pas udhëtimit prej gjashtë ditësh, në një barkë të vjetër dhe të dëmtuar, 24 emigrantë që ishin nisur nga Afrika, arritën në Canary Island të Spanjës.

Ata u pritën nga turistët e pranishëm në bregdetin e ishullit spanjoll, të cilët iu dhanë ujë dhe ushqim, para se të njoftonin njësitet e shpëtimit për arritjen e tyre, transmeton Telegrafi.

Gjendja e 12 burrave, tetë grave dhe tre fëmijëve ishte mjaft e rënduar, sepse ata kishin kaluar në kushte shumë të vështira në det të hapur.

Njësitet e shpëtimit, i mbështollën ata me batanijet termale, derisa iu dhanë ndihmën e parë, ndërsa fëmijët janë dërguar për tretman mjekësor në spital.

Mësohet se asnjë prej tyre nuk është në gjendje kritike shëndetësore, derisa pritet të dërgohen në qendra për strehim. /Telegrafi/