Telegrafi

Turistët janë të zhgënjyer nga gjendja e Kalasë së Tetovës

Turistët nuk do të shkojnë të kënaqur nga vizita e Kalasë së Tetovës. Ato kanë vërejtur neglizhencë ndaj këtij vendi historik, por edhe papastërtisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është e veçantë të vizitohen këto vende pas komunizmit, por është e tmerrshme të shikohet kjo papastërti, mbeturina. Përkundrazi Tetova është qytet i bukur, veçanërisht Xhamia e Larme”.

“Erdha me qëllim që të vizitoj më shumë vende. Rrugët mirëmbahen, por ka shumë gjëra që nuk funksionojnë, si papastërtia dhe shumë gjëra tjera”, thonë turistët.

Kjo është pamja nga Kalaja e Tetovës, që këto ditë vere duhet të jetë e mbushur me turistë. Muret të cilat kanë filluar të rikonstruhohen kanë ngelur në gjysmë, për shkak të mungesës së parave, siç shihet po shkatërrohet çdo ditë.

Nga muzeu, topin ja hudhin Kishës e cila është pronare e Kalasë.

Dhe derisa institucionet e mohojnë përgjegjësinë, muret e dëmtuara dhe papastërtia ndikojnë në numrin e vizitorëve çdo vit. /Telegrafi/