Telegrafi

Turistët italianë gjejnë portofolin me para dhe e dorëzojnë në polici, ironizon Balla: Borxhi i restorantit në Berat u shlye

Dy turistë italianë, duke udhëtuar me biçikletë, kanë gjetur në rrugë një portofol me një shumë parash e dokumente dhe e kanë dorëzuar në Komisariatin e Policisë në Lushnjë.

Policia pasi ka kryer verifikimet në bazë të kartës së identitetit që ishte në portofol, e ka njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit.

Siç raportojnë mediat, pasi ka marrë portofolin, ai ka falenderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas lajmit se dy turistë italian kanë dorëzuar në Komisariatin e  Lushnjës.

Ai e ka lidhur ngjarjen me një tjetër histori të turistëve italian, atë të disa personave të cilët u larguan nga restoranti pa paguar.

“Ja dhe borxhi i Restorantit në Berat u shlye  Dy turistë italianë gjejnë portofolin me të holla dhe dokumente të tjera personale të një banori dhe e dorëzojnë menjëherë në Komisariatin e Policisë Lushnjë”, shkruan Balla në rrjetet sociale teksa e shoqeron atë me emoi duke qeshur.