Edward Gibson dhe Jessica Frank u shpallën ‘heronj’, pasi ia kthyen pronares çantën me 7,000 euro, që e kishin gjetur gjatë pushimeve në një ishull të Greqisë.
Turisti 24-vjeçar dhe shoqja tij dy vite më e re, ishin nisur për të blerë disa ushqime për grupin, derisa po kalonin pushimet verore në Kretë, kur e gjetën një çantë, transmeton Telegrafi.
Atë e dërguan në stacionin më të afërt policor, duke mundësuar që të bashkohet me pronaren, një shitëse e moshuar, në të cilën kishte të gjitha kursimet. Ata kanë thënë se u bënë të famshëm në ishull, pasi u përhap lajmi për bujarinë që bënë.
“Kur policët na dërguan të takoheshim me shitëse, ajo na përqafonte e përlotur dhe na bekonte. Ishin të gjitha kursimet që kishte”, ka thënë Frank.
Sipas saj, banorë nisin t’i konsiderojnë si heronj, teksa ua ngritën pozitën e qëndrimit hotelier dhe i transportonin falas me taksi.
Në anën tjetër, shitësja në të 60-at e kishte humbur çantën, derisa po shkonte në bankë, ndërsa ndërsa kishte të gjithë qarkullimin mujor të biznesit. /Telegrafi/