Craig Reynolds dhe Will Meara nga Dublini i Irlandës, dy blogerë që po eksplorojnë në vende të ndryshme të botës, e kanë gjetur vetën në vijën e parë të frontit në Irak.
Pas një nate kur kishin pirë shumë, me paqeruajtësit kanadezë që shërbejnë në qytetin kurd Sulaymaniyah, ata kanë përfunduar në mes të një zone të rrezikshme ku po luftohej, transmeton Telegrafi.
Irlandezët 26 dhe 24-vjeçar, nuk e kanë ditur se sa janë larguar nga lokali i natës, apo si kanë shkuar deri te baza ushtarake që është e rrethuar me forca të armatosura.
“Ishte e tmerrshme dhe e papërshkrueshme. Më dukej sikur për një moment i hapa sytë dhe u ndodha në luftë. Nuk e di se si ndodhi”, ka thënë Will për Independent.
Sidoqoftë, pasi iu është dhënë ushqim, turistëve i kanë kërkuar të largohen sepse nuk kishin pajisjet e domosdoshme ushtarake.
Ndryshe, deri më tani ata e kanë vizituar Kinën, Indinë, Australinë, Burmën, Pakistanin dhe Iranin. /Telegrafi/