Telegrafi

Turbulloi udhëtarët që kishte pranë, pasi gërryente thembrat ende pa u nisur fluturimi i aeroplanit (Foto)

Pasagjerja e pështirë gjeti momentin dhe hapësirën më të papërshtatshme, që të kryente një tretman që realizohet në privatësinë e shtëpisë.

Udhëtarët e një aeroplani që po nisej nga një aeroport i Shteteve të Bashkuara, u turbulluan prej saj, kur nisi t’i gërryente thembrat, pak para se të nisej fluturimi, transmeton Telegrafi.

“Sikur të mos mjaftonte ndjesia që shkakton momenti i nisjes, më vinte të vjellja. Nuk po besoja si vazhdonte edhe më tutje, megjithëse e kisha para fytyre” ka thënë një udhëtare.

Gërryerja e thembrave në aeroplan

Fotografia është postuar në një llogari në Instagram, kur tregohen veprime bizare të njerëzve, që i bëjnë nëpër mjete të ndryshme udhëtimi. /Telegrafi/