Pasagjerja e pështirë gjeti momentin dhe hapësirën më të papërshtatshme, që të kryente një tretman që realizohet në privatësinë e shtëpisë.
Udhëtarët e një aeroplani që po nisej nga një aeroport i Shteteve të Bashkuara, u turbulluan prej saj, kur nisi t’i gërryente thembrat, pak para se të nisej fluturimi, transmeton Telegrafi.
“Sikur të mos mjaftonte ndjesia që shkakton momenti i nisjes, më vinte të vjellja. Nuk po besoja si vazhdonte edhe më tutje, megjithëse e kisha para fytyre” ka thënë një udhëtare.
Fotografia është postuar në një llogari në Instagram, kur tregohen veprime bizare të njerëzve, që i bëjnë nëpër mjete të ndryshme udhëtimi. /Telegrafi/