Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka dalë me njoftim të ri lidhur me furnizimin me ujë për konsumatorët e Fushë Kosovës.
Sipas njoftimit, për shkak të turbullirave në kanalin e Ibër Lepencit konsumatorët e Fushë Kosovës do të furnizohen me ujë përmes autoboteve.
“Me qëllim të përmbushjes së nevojave për furnizim me ujë për pije, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit dhe nё pamundësi tё bëjmë furnizimin e rregullt te tё gjithë konsumatorët, sot më datё 29.11.2023 e kemi parë nevojën pёr t’ju ofruar shërbim tё furnizimit me ujё konsumatorëve, përmes autoboteve”, thuhet në komunikatën për media.
Po ashtu, bëhet e ditur se këtë të mërkurë ujësjellësi e ka pozicionuar njё autobot nё rrugën “Arbёria” te lagjja Eliza deri nё ora 13:00, pastaj do tё kalojë te kompleksi Ulpiana nё rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.
“Autobotet do lëvizin në të gjitha zonat e Fushë Kosovës. Mbeteni të informuar!”, ka njoftuar tutje KRU Prishtina. /Telegrafi/