Telegrafi

Turan zëvendësues i Mkhitaryanit?

Arda Turan pritet të jetë zëvendësuesi i Herikh Mkhitaryanit te Borussia Dortmund.

Skuadra gjermane nuk po rrinë duar kryq pas largimit të mesfushorit armen me tipare sulmuese, duke u  vënë pas mesfushorit turk Arda Turan.

Sipas Fichajes.net, mesfushori i Barcelonës shihet si zëvendësues i denjë i armenit, duke parë se turku vështirë se mund të ketë vend në formacionin bazë të gjigantit kataluanas.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Transferimin mund ta bëjë më të lehtë edhe raportet mes bashkëlojtarit të tij te kombëtarja turke, Nuri Sahin, i cili është lojtar i Dortmund dhe bashkëkombës i Turanit.

Ky transferim mund të bëhet për 30 milionë euro dhe sipas medieve duket shumë i mundshëm edhe për Barcelonën pas transferimit të Denis Suarezit. /Telegrafi/