Arda Turan ka gjasa të madha që të qëndrojë te Barcelona edhe pse Arsenali vazhdon ta kërkojë.
Turan ka dështuar të gjejë hapësira te Barca, ku ka luajtur vetëm 14 ndeshje në këtë sezon.
Ai ka oferta edhe Kina, por agjenti i tij Ahmet Bulut, ka thënë se nuk do të lëvizë.
“Arda nuk do të shkojë askund”.
“Drejtorët e Barcelonës janë të kënaqur me të. Nuk kemi biseduar me asnjë klub për transferimin”.
“Arda Turan do ta respektojë kontratën. Ai do të qëndrojë deri në vitin 2020 te Barcelona”, ka thënë Bulut. /Telegrafi/