Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, ka folur për të ardhmen e tij te klubi katalunas.
Turku është përfolur shumë për një kalim në Kinë, por duket se kjo nuk është në planet e 29-vjecarit.
“Jam shumë i lumtur te Barcelona. Kam një kontratë deri sa të mbushi 33-vjeç dhe dua ta përfundoj kontratën time këtu”.
“Po luaj në një skuadër ku luajnë lojtarët më të mirë në botë dhe dua të jem pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre”, ka thënë Turan.
Në sezonin 2016/17 ish-ylli i Atletico Madridit është paraqitur 14 herë në La Liga dhe ka shënuar tre gola. /Telegrafi/