Mesfushori turk, Arda Turan është gati të pranojë një ofertë të majme financiare.
Anëtari i gjigantit spanjoll, Barcelona është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra e njohur kineze, Shanghai SIPG.
Mediat katalunase kanë raportuar se Shangahi është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro te Barcelona për transferimin e Turanit.
30-vjeçari që nga transferimi i tij në ‘Camp Nou’ nga Atletico Madrid nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë të katalunasve.
Kësisoj Arda duket se është pajtuar për tu larguar nga kampionët e shumëfishtë të Spanjës për një eksperiencë të re.
Shangahi është e gatshme ta bëjë turkun njërin nga futbollistët më të paguar në botë.
Për një vit, Turan do të fitojë 22 milionë euro tek skuadra kineze. /Telegrafi/