Deputetët në suaza të seancës së 26-të sot pasdite përfunduan debatin për më shumë pika, për të cilat do të votojnë kur do të përfundojnë seancat e komisioneve kuvendore të cilat janë në vijim për propozime në procedurë të shkurtuar.
Në debat deputeti Tomislav Tunev nga LSDM-ja theksoi se kjo është hera e tretë që buxheti si dokument më i rëndësishëm financiar i një vendi të miratohet pa opozitën. Sipas tij bëhet fjalë për instrumentin më të rëndësishëm financiar në vendin tonë dhe shpresojnë si shumicë parlamentare se deri në këtë moment përfaqësuesit e opozitës të mbledhin forcat dhe të marrin pjesë në debatin për buxhetin.
Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2018, Tuntev e quajti të çliruar nga harxhime joproduktive, dhe njëkohësisht, sipas tij, për herë të parë nuk ka qenë i fryrë dhe me numra të rrejshëm por ka sjellur vlerë./Telegrafi/