Telegrafi

Tuntev: Parandaluam edhe një çmenduri të OBRM-PDUKM

Deputeti i LSDM, Tomislav Tuntev ka dalë me deklaratë për mediat pas tërheqjes së Ligjit për reklamim mediatik. “Grupi parlamentar i LSDM sot në Kuvend parandaloi edhe një çmenduri të OBRM-PDUKM”, ka deklaruar Tuntev, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ligji për reklamimin qeveritar me të cilën pushteti dëshironte ta vulos korruptimin e mediave me para shtetërore është tërhequr falë reagimit të ashpër të opozitës. Nikola Gruevski është i dëshpëruar, tashmë nuk turpërohet që politikat e tij të blerjes së heshtjes ti fus si zgjidhje ligjore, por padyshim edhe atij edhe OBRM-PDUKM nuk e kanë të qartë se kjo nuk kalon më. Gruevski është në panik. E presin zgjedhje në të cilat ai dhe propaganda e tij do të shkojnë në histori” ka thënë Tuntev i LSDM./Telegrafi/