Është bërë e ditur pak javë më parë se këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna, së shpejti do të shënojë rikthimin e saj në tregun muzikor me disa projekte të reja.
Gjersa po pret ta bëjë këtë, ajo është duke shijuar mjaft mirë edhe jetën e natës.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive dhe në top formë, teksa bëhet gati që të premten ta shijojë në një klub nate.
E veshur në një kostum me bija të ndarë te pjesa e belit, dhe me pamjen e saj prej biondeje, Tuna bëri për vete të gjithë ndjekësit me fotografitë e saj të fundit.
Tash e dy vite, këngëtarja është tërhequr nga muzika, pasi vitin e kaluar ajo është bërë nënë për herë të parë.
Vetëm pak javë më parë, ajo dhe bashkëshorti i saj, Patrisi, festuan në një ndejë private ditëlindjen e të voglit Tian.
Pritet që në muajt në vazhdim, këngëtarja të sjellë për fansat projektin e saj më të ri, nga i cili ka preferuar që të mos zbulojë detaje. /Telegrafi/